Sheshel flet për Gjykatën e Hagës, thotë se aty ka vetëm urdhra politikë të fuqive të mëdha

Lajme

Sheshel flet për Gjykatën e Hagës, thotë se aty ka vetëm urdhra politikë të fuqive të mëdha

Më: 11 prill 2023 Në ora: 12:14
Vojisllav Sheshel

Një prej kriminelëve më të mëdhenj serbë,Vojisllav Sheshel i dënuar për krime lufte, ka thënë se dënimi ose jo i krerëve të UÇK-së varet nga urdhrat politikë të fuqive perëndimore dhe se akuzuat për “Shtëpinë e Verdhë” janë eleminuar me kërkesë të tyre.

“Mund ta marrim me mend se cili do të jetë rezultati i këtij gjyqi. Ka një shkallë të parë ku mund të marrin dënime të larta dhe në shkallën e dytë mund të lirohen, varësisht nga nevojat politike të amerikanëve, anglezëve dhe faktorëve të tjerë që rregullojnë punën e kësaj gjykate”, citohet të këtë thënë ai për mediat serbe.

Sipas ultra-nacionalistit serb, gjyqi që po mbahet aktualisht në Hagë është një “paradë politike” që do të përfundojë siç e shohin të arsyeshme fuqitë e mëdha botërore, shkruan Tanjug.

“Nëse u shkon për shtati t’i fusin të gjithë në burg, do ta bëjnë. Nuk e dimë se cilat janë interesat politike në mbajtjen e këtyre gjyqeve. Drejtësia nuk mund të mbizotërojë në një proces si ky dhe cilido qoftë rezultati i gjyqit, nuk është drejtësi, është një lloj manipulimi politik”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat