Flamuri i UÇK-së është ngritur vazhdimisht në mbarë Kosovën lirshëm. Madje, ai u ngrit për pak kohë edhe në oborrin e Presidencës nga aktivistë politikë. Por, duket se mediat serbe vazhdojnë të jenë të shqetësuara.
Nga mediumi serb Novosti kanë raportuar se një fjalmur i UÇK-së ishte ngjitur në komunën e Gjilanit.
Sipas këtij mediumi “askush nuk po ndihet rehat sepse tensionet në veri po lëvizin drejt jugut.”
Natyrisht, nuk ka asnjë shenjë për një gjë të tillë.
Sipas këtij mediumi, “flamujt ndoshta janë – sipas serbëve të këtij rajoni – të lidhura me aktivitetet e veteranëve të UÇK-së dhe protestën e madhe në Prishtinë që u mbajt së fundi.”
Është fjala për marshin e 2 prillit për drejtësi.