Ditëve të fundit janë krijuar kolona të gjata në magjistralen Prishtinë – Podujevë, përkatësisht në fshatin Besi dhe Vranidoll.
Kolonat e gjata në këtë rrugë janë krijuar edhe për shkak të sanimeve të gropave që janë duke u bërë këto ditë në këtë magjistrale.
Qytetarët e kësaj ane kanë dërguar në KosovaPress foto dhe video të kolonave në rrugën e Podujevës.
Ndërkohë, shmangia e gropave nga vozitësit shton rrezikun për aksidente në magjistralen Podujevë – Prishtinë.