Pas evidentimit të lëshimeve të shumta në tekstet shkollore, nga klasa e parë në të nëntën, ato do rishikohen.
Procesi që përkrahet nga projekti “KosEd”, do realizohet në disa faza, teksa në të parën prioritare janë librat e gjuhës shqipe dhe matematikës, derisa do vazhdohet edhe me lëndë tjera, njofton Klan Kosova.
Përditësimi për fazën e parë parashihet të bëhet në periudhën qershor-korrik, derisa me rishikim do merren edhe ekspertët vendorë e ndërkombëtarë.
Në ditën e prezantimit të planit, ministrja, Arbërie Nagavci, deklaroi se për shkak të ngecjeve, nuk ka pritshmëri të larta edhe për rezultatet e testimeve ndërkombëtare, rezultatet e të cilave vijnë brenda vitit.