KFOR ka njoftuar se për muajin mars është zgjedhur ushtari më i dalluar.
Ai është italiani që shërben prej kohësh në Kosovë, Stefano Maisto.
“I dalluar për aftësi drejtuese, shërbim të jashtëzakonshëm dhe arritje të jashtëzakonshme, çmimi prestigjioz “Ushtari i muajit” iu dha OR-4 Stefano Maisto”, thuhet në postimin e KFOR-it në Facebook.
Çmimi u dha nga rreshteri i komandës së KFOR-it, Major Marcello Carlo PAGLIARA.