Klinika e Onkologjisë: Dje ofruam shërbime për 330 pacientë, shumica e ilaçeve janë ofruar në klinikë

Lajme

Klinika e Onkologjisë: Dje ofruam shërbime për 330 pacientë, shumica e ilaçeve janë ofruar në klinikë

Nga: M.L. Më: 13 prill 2023 Në ora: 16:30
Foto ilustrim

Klinika e Onkologjisë ka reaguar ndaj shkrimit që qarkulloi sot në media "Radhë të gjata në Onkologji, pacientët të tmerruar me çmimet e medikamenteve"

Në sqarimin e kësaj klinike thuhet se asnjë pacienti nuk i ka munguar shërbimi ditën e djeshme dhe se shumica e ilaçeve janë ofruar në klinikë, me ndonjë mungesë të vogël.

Reagimi i plotë:

Në lidhje me shkrimin "Radhë të gjata në Onkologji, pacientët të tmerruar me çmimet e medikamenteve", Klinika e Onkologjisë reagon, duke sqaruar publikun se gjatë ditës së djeshme në Klinikën e Onkologjisë janë ofruar shërbime për 330 pacientë në Shërbimin e Kemioterapisë dhe 100 pacientë kanë marrë trajtim me rrezatim, asnjë pacienti nuk i ka munguar shërbimi.

Të gjithë pacientët që kanë pasur nevojë për trajtim janë mjekuar sipas rregullit dhe protokolleve, pa asnjë problem.

Sa i përket ilaçeve, shumica janë ofruar në klinikë, me ndonjë mungesë të vogël.

Me respekt,

Klinika e Onkologjisë-QKUK

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat