Pas përfundimit të deklaratave të dy kryeministrave, Albin Kurtit dhe atij nga Mali i Zi, Dritan Abazoviq nuk pati pyetje për media.
Këtë e bëri të ditur kryeministri Kurti duke i falënderuar përfaqësuesit e medieve në dy gjuhë.
Nga ky i veprim u “pa” i habitur kryeministri malazez, Abazoviq i cili çoi duart lart. Këtë skenë mund ta shihni në minutën 12.5.
Kujtojmë se, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryeministrin e Malit të Zi Dritan Abazoviq ku gjatë takimit kanë nënshkruar marrëveshjen për shërbime ajrore ku kryeministri Kurti ka dhënë më shumë detaje për këtë marrëveshje.