Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës për Çështje të Pakicave dhe Drejtat e Njeriut, Emilija Rexhepi, ka pritur dje në takim Kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq.
Në këtë takim, të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit e minoriteteve të Republikës së Kosovës.
Pas takimit Abazoviq përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social ka shkruar pikërisht për këtë takim.
Por, ajo që bie në sy është që zv.kryeministren Rexhepi ai e ka quajtuar gabimisht zv.kryeministre të Kazakistanit.