Hetimet ndërkombëtare për “Shtëpinë e Verdhë” - Ish-prokurori nga Shqipëria tregon detaje të rralla

Lajme

Hetimet ndërkombëtare për “Shtëpinë e Verdhë” - Ish-prokurori nga Shqipëria tregon detaje të rralla

Më: 16 prill 2023 Në ora: 12:52
Arben Dyla

“Shtëpia e Verdhë” është rikthyer sërish në qendër të diskutimeve. Kjo sidomos pas nisjes së gjykimit në rastin e krerëve të UÇK-së.

Kur grupi i ekspertëve ndërkombëtarë kishte dalur në Burrel në vendin e ngjarjes, ata ftuan edhe prokurorin e rrethit të Matit, Arben Dyla, për të qenë pjesëmarrës në hetim. Ndodhi kjo në vitin 2004. Ata ishin hetues të Tribunalit të Hagës.

Në një intervistë për “Gjurmë Shqiptare”, Dyla ka treguar detaje të rralla të hetimeve që janë kryer në atë zonë.

Dyla ka treguar se ekspertët kishin tentuar të bëhen edhe zhvarrime në atë zonë, gjë e cila nuk ishte pranuar nga banorët.

“Më është njoftuar se do të vinte një grup hetuesish në rrethin e Matit. Do të hetohej një banesë që dyshohej se ishte përdorur nga UÇK-ja. Jo vetëm unë, por do të merrja me vete edhe një grup policie. Më është thënë që po kërkohej një banesë, tip kulle dy kat. Herë pas here kemi ndaluar në rrugë, kemi vëzhguar banesa. Ekspertët i shikonin me dylbi. Hapnin hartat, dhe më thonin se duhej të vazhdoja rrugën. Kjo më tregoi se ata kishin ifnromacion të saktë se ku ndodhej kjo banesë”, tha Dyla.

Ai ka treguar detajet e bisedës me pronarin e shtëpisë, Mirsim Katuqin.

Kemi ndaluar 6 makina. Katër të ekspertëve. Në prezencë të përkthyesit e kam pyetur Katuqin nëse shtëpinë e kishte thënë me qera për UÇK-në më ka thënë jo. A ka pasur ushtarë të UÇK-së më ka thënë jo. A ka pasur lidhje me luftën më ka thënë jo”, tregoi ish-prokurori Dyla.

Dyla ka treguar se dhoma ishte spërkatur nga hetuesit me disa acide, ku më pas ata i kishin thënë se aty ka pasur njolla gjaku. Megjithatë, ata u habitën kur nusja e shtëpisë tregoi se dy lindje i kishte kryer në po atë dhomë.

“Verifikimi u bë rreth banesës. U fotografua banesa. Pritëm deri ra muzga. Në momentin që ra muzgu, bëjmë verifikim në një nga dhomat e banesës, ishte dhoma në krahun e djathtë. Hynë ekspertët të parët, pasi bënë spërrkatje të dhomës më ftuan brenda. Thonë se e kemi spërkatuar dhomën, dhe kjo dhomë tregon se ka pasur pika gjaku. Fakti që nusja e shtëpisë tha se kam kryer këtu lindje, për grupin e ekspertëve ishte e çuditshme”, tregoi Dyla.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat