Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës në Serbi, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka frikë se mund të vritet nga regjimi i Vladimir Putinit.
Ai këtë e ka ndërlidhur me faktin që Agjencinë e Intelegjenës (BIA) e ka lënë në duar të Aleksandar Vulinit.
“Përveç faktit që strukturat e sigurisë në Serbi nuk reformohen pas 5 tetorit… Vulin është pjesë e shërbimit besnik verbërisht të Kremlinit, të cilit Vuçiq i trembet. Vuçiq nuk ka frikë nga Vulin, por nga ata, shërbëtori i të cilëve është Vulin.” – deklaroi Çanak për Danas.
“Unë jam shumë i sigurt se njerëzit e tjerë punojnë për nevojat e Vuçiqit brenda BIA-s dhe Vulin merr informacion selektive. Shihni, nga pozita e ministrit të mbrojtjes, pastaj në pozitën e shefit të policisë dhe më pas në pozitën e shefit të BIA-s, kështu që kjo është qartë pjesë e përshtypjes së Kremlinit për ministritë e forcës, sepse vetë Vojislav Koshtunica ishte pjesë e asaj strukture që mbronte sinqerisht aksesin ndaj kujtdo nga ato struktura dhe çdo shans për reformim.” – ka thënë ai
Ai ka krahasur Rusinë me Gjermaninë nazizte.
“Kremlini ka këmbëngulur gjithmonë që qeveria serbe ka spiunët e saj, madje ndikojnë në një masë të madhe në politikën e vendit. Ajo që dua të them është se Rusia është Rajhu i Tretë i shekullit të 21-të dhe Putini është Hitleri i shekullit të 21-të. Vuçiq, nga frika se mos vritet, ai dhe familja e tij thjesht po përpiqen që nga njëra anë të kenë një lloj marrëdhënieje të mirë me Perëndimin dhe nga ana tjetër të mos e zemërojnë shumë Kremlinin.” – ka thënë ai.