“Na kërkuan t’i vëmë sanksionet Rusisë”, Vuçiq nën presion pas takimit me kyediplomatin suedez Billstrom

Lajme

“Na kërkuan t’i vëmë sanksionet Rusisë”, Vuçiq nën presion pas takimit me kyediplomatin suedez Billstrom

Më: 19 prill 2023 Në ora: 14:53
Aleksandër Vuçiq

Ministri i punëve të jashtme të Suedisë Tobias Billström, shtet që kryeson Bashkimin Europian, po qëndron në Beograd ku i ka bërë me dije presidentit serb Aleksandar Vucic që të bashkërendojë politikën e jashtme dhe atë të sigurisë me bllokun europian

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me dramën e zakonshme dhe shpjegoi se i është kërkuar që të vendosë sanksionet ndaj Rusisë.

I kuptuam porositë e Suedisë, që duhet t’i vendosim sanksionet Rusisë. Ne jemi shtet i pavarur, dhe në përputhje me këtë edhe do të marrim vendim. Edhe njëherë e falënderoj për sinqeritetin dhe bisedën e hapur, që është e vetmja mënyrë që t’i dëgjojmë dhe kuptojmë argumentet e njëri tjetrit” tha Vuciq.

Ndërsa ministri suedez Tobias Billstrom e la të nënkuptohet pika e presionit të Bashkimit Europian ndaj Serbisë, që si shtet partner dhe kandidat për anëtarësim pritet t’i harmonizojë politikat me europianët.

Kompanitë suedeze punësojnë 10 mijë njerëz, Serbia i takon Bashkimit Europian. Besoj se pjesëmarrësit në skenën politike do të qëndrojnë në këtë drejtim strategjik”.

Vuciq e falënderoi ministrin suedez për katërfishimin e shkëmbimit tregtar siç tha por shtoi se shpreson se do të ketë mirëkuptim për qëndrimin e Serbisë që siç thotë dëshiron të qëndrojë ushtarakisht neutrale ashtu siç ka ai për atë të Suedisë. Vucic luajti viktimën duke u ankuar se ishte pakti i NATO’së që e sulmoi më 1999’në, si gjithmonë duke u shtirur se s’pati ndonjë arsye a shkak.

Vuçiq iu kthye dramës duke diskutuar edhe çështjen e dialogut me Kosovën duke vazhduar me pretendimet se Serbia do të përmbushë obligimet e saj nga marrëveshjet por nuk do të mbështesë anëtarësimin në OKB, megjithëse nuk i kërkon këtë askush, vetëm të mos pengojë në atë proces siç është pajtuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat