Daçiq u “ankohet” studentëve të Parisit për Kosovën: Po bëjnë veprime të njëanshme

Lajme

Daçiq u “ankohet” studentëve të Parisit për Kosovën: Po bëjnë veprime të njëanshme

Më: 21 prill 2023 Në ora: 23:15
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq raportohet se ka folur para disa studentëve të Parisit ku mes tjerash e ka përmendur edhe shtetin e Kosovës.

Mediumi “Kosovo-Online” raporton se Daçiq ka deklaruar se ka një trend të rritjes së “lëvizjeve të njëanshme” nga ana e Kosovës. Ai mes tjerash, ka thënë disa fjalë edhe për dialogun mes dy vendeve.

“Fatkeqësisht, pavarësisht disa përparimeve në dialog, kemi qenë dëshmitarë të një trendi të rritjes së lëvizjeve të njëanshme nga ana e Prishtinës, tensione të ngritura dhe një atmosferë mosbesimi…” – raportohet se ka deklaruar ai. 

Po ashtu, medium në fjalë shkruan se Daçiq ka deklaruar që “Serbia është gati që bashkë me partnerët evropianë të punojë në normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën, dhe se formimi i Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe është çështje kyçe në këtë proces”. 

Vlen të theksohet se Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshjen bazë më 27 shkurt në Bruksel, ndërkaq më 18 mars janë pajtuar për aneksin e zbatimit të kësaj marrëveshje.

Kurti dhe Vuçiq pritet që më 2 maj të takohen në Bruksel sërish, ku sipas të gjitha gjasave, do të merren vesh për deklaratën për të pagjeturit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat