Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar komunitetin turk për Ditën Kombëtare të Turqve të Kosovës.
Ajo ka thënë se komuniteti turk e pasuron mozaikun e diversitetit në Kosovë, thuhet në komunikatën për media.
"Republika e Kosovës përbëhet nga komunitete me prejardhje, kultura dhe përvoja të ndryshme.
Secili prej tyre sjell një perspektivë unike dhe përvoja që e pasurojnë jetën tonë.
Komuniteti turk është një urë e fuqishme lidhëse ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.
Pjesëmarrja aktive e komunitetit turk në jetën politike, parlamentare, kulturore e sociale e pasuron mozaikun e diversitetit në Kosovë.
Kosova Türklerinin günü kutlu olsun!", thuhet në deklaratën e Osmanit.