Propozimi franko-gjerman është akt i poshtërimit, që rezulton nga realiteti i ri i vendosur nga shtetet perëndimore që njohin pavarësinë e Kosovës imponojnë rajonit, ka deklaruar kreu i Partisë social-demokratike dhe ish presidenti Boris Tadiç, shkruan “N1” transmetojnë “Kosovo-onlibe” dhe “Bota Sot”.
Ish presidenti shprehet se kjo është “ofertë e pandershme dhe e turpshme” sepse nga Serbia kërkohet që të hesht që Kosova të bëhet e pavarur, pa njohje formale të Beogradit që në fakt “është poshtërim i kombit tonë”.
Përkundër kësaj Tadiç parashikon që Vuçiç edhe Kurti të pranojnë propozimin edhe pse e kanë “pompuar atmosferën” në opinion se disa zgjidhje janë të papranueshme. Sipas tij “as asociacioni nuk është kulmi institucional nën të cilin serbët në dekadat e ardhshme mund të jetojnë sovran, as pala shqiptare nuk është e gatshme për kompromis”.
"Duket qartë se ka qëllim që serbët të ekspozohen presionit shtesë, që në konsekuencën e fundit kanë zhvendosjen e popullatës serbe nga Kosova", tërhoqi vërejtjen Tadiç.
Ai përkujtoi kur para 10 viteve pat propozuar 4 pika, por Vuçiq për “shkak luftës së brendshme për situatën aktuale e fajëson atë edhe opozitën”, problemi qëndron në këndvështrimin e problemit, sepse secili plan që vjen nga Evropa e perëndimi Serbinë e bënë “të sëmurin” e Ballkanit.
"Duhet të gjejmë zgjidhje të qëndrueshme që askush mos të jetë i sëmur në Ballkan, as pala shqiptare as pala serbe”.
Në lidhje me ndikimin e situatës së agresionit rus në Ukrainë në përshpejtimin e zgjidhjes së problemit, Tadiç tha se “e gjithë arkitektura e botës është sjell në pikëpyetje pikërisht në Kosovës, që është shumë interesant“
"Në Kosovë kishim situatën kur Aleanca perëndimore shkeli të drejtën ndërkombëtare me intervenim pa vendimin e KS të OKB që është strukturë e arkitekturës ndërkombëtare, që pastaj shkoi në copëtimin e Serbisë dhe pranimin e pavarësisë së Kosovës” tha ai.
Lidhur me sanksionet ndaj Rusisë, ai përkujtoi se Serbia për shkak përvojës se vetë nga sanksionet nuk mund të vendos sanksione, ndërkohë që rreth kërkesës për referendum, ai nuk e sheh si zgjidhjen më të mirë, por edhe faktin se rreth Kosovës duhen shpall zgjedhjet.