Dy deputetet opozitare të Kuvendit të Kosovës, por nga parti historikisht kundërshtare, janë parë duke qëndruar së bashku në një restorant në Prishtinë.
Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka publikuar një fotografi me kolegen nga LDK-ja, Vlora Dumoshin.
Musliu-Shoshi e quajti mike ish-ministren e Kulturës.
“Me miken time Vlora Dumoshi”, shkroi ajo në përshkrimin e fotografisë në Facebook.