Del lajmi se ka përfunduar në spital, deklarohen nga Kabineti i Presidentit të Serbisë

Lajme

Del lajmi se ka përfunduar në spital, deklarohen nga Kabineti i Presidentit të Serbisë

Më: 28 prill 2023 Në ora: 10:37
Aleksandar Vuçiq

Disa media në Serbi kanë raportuar mbrëmë se presidenti serb Aleksandar Vuçiq shtruar me urgjencë në spital.

Por, këtë lajm e kanë demantuar nga Kabineti i Presidentit të Serbisë për Danas. Në deklaratë u tha se Vuçiq është “në gjendje të mirë shëndetësore” dhe sot ai po shkon në një turne të planifikuar.

Disa portale në Serbi, por edhe në rajon, kanë raportuar mbrëmë se Vuçiq është shtruar në spital.

Disa kolegë partiakë të tij, si nënkryetarja e Kuvendit Kombëtar të Serbisë nga SNS, Sandra Bozhiq, i dërguan një mesazh mbështetjeje Aleksandar Vuçiqit në Tëitter, duke thënë se sëmundja i erdhi pasi “Vuçiq s’e kursen veten për Serbinë”.

“Mbështetje e plotë për presidentin Vuçiq! Ne e dimë se ai nuk kursen veten, se jeton dhe merr frymë për Serbinë”, ka shkruar Bozhiq.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat