Kryetari i Lëvizjes Qytetare “Odgovor”, politikani serb, Boban Bogdanoviq, ka reaguar pas fjalimit që kryediplomatja e Kosovës Donika Gërvalla Schwarz ka pasur në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e ku ka thënë se kryediplomati serb është përgjegjës për krime lufte, vrasje masive dhe dhunime.
Bogdanoviq ka shkruar se përveç Daçiqit, edhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq është i njëjtë.
Sipas tij, Daçiq e Vuçiq do të duhej të ishin në Hagë para shumë kohësh.
“Dhe jo vetëm Ivica, por gjithashtu edhe ministri i informacionit Aleksandri! Ata do të duhej të ishin në Scheveningen para shumë kohësh”, ka shkruar Bogdanoviq.
Kryediplomatja kosovare dje në Këshill të Sigurimit e ka quajtur Ivica Daçiqin përgjegjës për krime lufte, vrasje masive dhe dhunime.
И не само Ивица, већ и министар информисања, Aлександар!
— Бобан Богдановић (@0dgovor) April 28, 2023
Давно су требали бити у Шевенингену! https://t.co/XcoUyoGmOi