Asambleistja e VV-së në Mitrovicë me nismë për hapjen e Urës së Ibrit, reagon menjëherë Beogradi

Lajme

Asambleistja e VV-së në Mitrovicë me nismë për hapjen e Urës së Ibrit, reagon menjëherë Beogradi

Më: 28 prill 2023 Në ora: 13:33
Ura e Ibrit

Asambleistja e Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Veriut, Aida Ferati-Doli  i ka parashtruar sot Kuvendit të Komunës kërkesën për hapjen e Urës së Ibrit, shkruan Kossev.

Kjo kërkesë e saj ka marrë shumicën e votave, pra përkrahjen e 11 asamblistëve të Kuvendit dhe vetëm asamblisti serb Dushan Milunoviq ka qenë kundër dhe një tjetër që ka abstenuar.

Ferati-Doli e ka shpjeguar kërkesën që ka paraqitur duke thënë se është “koha e fundit” që të mundësohet liria e lëvizjes nëpër urën që ndan anën veriore dhe jugore të qytetit.

Ajo ka shpjeguar se kjo kërkesë ende nuk i është përcjellë Policisë së Kosovës, KFOR-it, EULEX-it dhe organizatave tjera ndërkombëtare në Kosovë.

Lidhur me këtë zhvillim ka reaguar menjëherë Petar Petkovic duke e quajtur si “provokim” dhe përpjekje të kryeministrit Albin Kurti për “të prishur takimin e Brukselit më 2 maj”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat