Deklarata e ambasadorit amerikan në Serbi, Çanak: E pamundur që Serbia të sulmojë Kosovën

Lajme

Deklarata e ambasadorit amerikan në Serbi, Çanak: E pamundur që Serbia të sulmojë Kosovën

Më: 29 prill 2023 Në ora: 09:24
Nenad Çanak

Nenad Çanak, deputet në Serbi komentoi për “Balkan Talks” në Euronews Albania deklaratën e Kristofor Hill, ambasadorit amerikan në Beograd i cili ndërsa fliste për marrëveshjen e Ohrit tha se elementi më i rëndësishëm që nxorëm nga bisedimet në Ohër, është që Serbia ka përqafuar të ardhmen e saj evropiane dhe ka një plan të qartë si të shkojë drejt saj. Ka ende shumë punë, por Shtetet e Bashkuara janë këtu për të ndihmuar.

Sipas Çanak, Hill po përpiqet të mbrojë doktrinën e re amerikane, që bazohet në të kuptuarit e interesave nacionaliste për krijimin e Serbisë së Madhe, Shqipërisë së Madhe dhe të Kroacisë së Madhe.

"Duke e ndare Ballkanin në 3 zona te tilla influence mund të zgjidhë problemet e Ballkanit. Fatkeqësisht unë mendoj se nuk është e vërtetë. E kemi parë rritjen e tensioneve në Mal të Zi pas zgjedhjeve te vitit 2020 dhe pas zgjedhjeve presidenciale te 2023, shohim si po rriten tensionet në Bosnje dhe fatkeqësisht, një pjesë të gjithë kësaj po përballemi në Kosovë.

Në Kosovë nuk ka mundësi për ndonjë përshkallëzim të dhunshëm, sepse është plotësisht e pamundur që Serbia të sulmojë Kosovën, apo diçka e tillë. Ky destabilizim është gjithmonë mundësia. Mendoj se z. Hill ua ka dhënë rekomandimet udhëheqësve të Serbisë në lidhje me çfarë të bëjnë, por jo se i kanë zbatuar,” – u shpreh Çanak.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat