Në stacionin policor në Leposaviq nga sot në mëngjes po valëvitet edhe flamuri i Kosovës, në hyrje të stacionit. Përpara aty ishte vendosur vetëm flamuri i Policisë së Kosovës, shkruan gazeta “B92”, transmeton “Bota Sot”.
Më herët në ndërtesën ku është stacioni policor në Leposaviq ishte i vendosur vetëm flamuri i Policisë së Kosovës, ndërkohë po në atë ndërtesë qëndrojnë edhe njësia e zjarrfikësve dhe aty qëndron edhe flamuri serb, por kjo nuk përmendet në artikullin e “B92”.
Hyrja e ndërtesës ka qenë e njëjtë dhe në te ka qenë edhe flamuri i Serbisë dhe flamuri i Policisë së Kosovës, ndërsa nga sot, aty është edhe flamuri i Kosovës.
Si dihet në zgjedhjet komunale në katër komunat në veri të Kosovës, u votua edhe në Leposaviq, sikur edhe në tri komunat tjera Zveçan, Zubin Potoku dhe Veri të Mitrovicës, por u bojkotuan nga serbët.
Në këto zgjedhje, pas braktisjes së procesit zgjedhor nga Jabllanoviç, zgjedhjet i ka fituar përfaqësues i Vetëvendosjes Lulzim Hetemi që ka marr votat e atyre që dolën në zgjedhje, ndërkohë që serbët potencojnë se në tri komunat kanë votuar vetëm 13 serb, ndonëse ata janë shumicë, e në zgjedhje kanë dal vetëm 0.029 për qind e votuesve serb.