Sot në veri të Mitrovicës është vërejtur ndërrimi i flamujve të vjetër edhe të leckosur të Serbisë me flamuj të rinj, kjo vërehet edhe nga foto, me të cilin njoftohet ky veprim.
Në të vërtetë gazeta “Nova” ka publikuar një lajm të shoqëruar me fotografi ku shihen flamuj të rinj të shtetit të Serbisë në sheshin në pjesën matanë Ibrit, por edhe në vendet tjera ku janë vendosur me vite flamuj serb trengjyrësh, transmeton “Bota Sot”.
“Nova” njofton flamujt serb janë zëvendësuar sot herët në institucionet që veprojnë në atë pjesë, në ndërtesat e banimit, në sheshe, rrugë edhe shëtitore që lidhin qytetin me Urën kryesore mbi lumin Ibër.
Si dihet në katër komunat në veri të Kosovës janë vendosur flamuj të Serbisë edhe në rrugët ndërmjet këtyre qyteteve përfshirë këtu edhe rrugën magjistrale që lidhin qytetin e Mitrovicës me vendkalimet në Jarinje dhe Bernjak, sikurse edhe pjesën e rrugës nga Zupçi deri në Zubin Potok dhe Bernjak.
Ky veprim vjen pas njoftimit se dje në stacionet policore dhe mjediset ku jetojnë shqiptarët janë vendosur flamuj të rinj të Kosovës.