Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, IHDNj: Punëtorët e pastrimit meritojnë trajtim të dinjitetshëm për punën që bëjnë

Lajme

Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, IHDNj: Punëtorët e pastrimit meritojnë trajtim të dinjitetshëm për punën që bëjnë

Më: 1 maj 2023 Në ora: 17:27
Foto ilustrim

Instituti për Hulumtime dhe Drejtat e Njeriut (IHDNj) kanë bërë të ditur se me shqetësim janë duke vëzhguar kushtet dhe të drejtat e punës të punëtorëve të pastrimit.

Në një njofitm IHDNj ka theksuar se punëtorët e pastrimit meritojnë trajtim të dinjitetshëm për punën që bëjnë, dhe mbrojtje institucionale për respektim të drejtave të tyre në punë.

IHDNj është e indinjuar me mbikëqyrjen e munguar nga Inspektorati i Punës dhe Administrata Tatimore e Kosovës për këtë kategori punëtorësh. Hulumtimi i IHDNJ-së mes tjerash ka prezantuar si shqetësuese mbingarkesën në punë, mungesat e pushimit mjekësorë, mos respektim të pagës minimale, punë pa kontrata, mungese e pagesave të kontributeve pensionale. IHDNj thërret institucionet qeveritare për domosdoshmëri të rishikimit dhe mirë zbatim të legjislacionit për luftim të jo formalitetit në sektorin e mirëmbajtjes higjienike. Padrejtësia ndaj këtij sektorit nuk guxon të kthehet në normale. Institucionet duhet të mbajnë përgjegjësi për mos mbrojtje të kësaj kategorie të punëtorëve”, thuhet në njoftim.

IHDNj është e përfshirë aktivisht në avokim për kushte më të mira të punës për punëtorët e mirëmbajtës higjienike, dhe do të vazhdoj këtë betejë deri në jetësim të të gjitha të drejtave për të gjithë këta punëtorë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat