Dardan Krasniqi nga Malisheva është veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe aktivist të Lëvizjes Vetëvendosje.
Por çfarë e ka bërë lajm shpesh emrin e tij ka qenë fakti se ai është kunati i ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut.
Së fundi, Krasniqi e ka braktisur përfundimisht Kosovën, ku është shpërngulur për në Finlandë.
Për këtë, ka reaguar edhe analisti shqiptar nga Amerika, Bleron Baraliu.
Ai në një postim në Facebook, Dardanin e cilësoi si një ‘super qytetar’, derisa shprehi mërzinë për largimin e tij nga Kosova.
“Kur një super qytetar si Dardan Krasniqi vjen në atë pikë ku detyrohet me i marrë fëmijët e niset rrugëve të gurbetit, shpirti i shoqnisë sonë ka pësuar sulm vdekjeprurës. Të gjithëve duhet të na vije turp që një hero i gjallë nuk mund të siguroj as jetesë bazike, por më së shumti turpi bie mbi qeveritarët tanë”, shkroi ndër të tjera Baraliu, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Kur një super qytetar si Dardan Krasniqi vjen në atë pikë ku detyrohet me i marrë fëmijët e niset rrugëve të gurbetit, shpirti i shoqnisë sonë ka pësuar sulm vdekjeprurës. Të gjithëve duhet të na vije turp që një hero i gjallë nuk mund të siguroj as jetesë bazike, por më së shumti turpi bie mbi qeveritarët tanë. Të gjithë qeveritarët e bartin këtë turp, por sot ju takon në veçanti këtyre të fundit, në të cilët i ka pas shpresat Dardani (për ndryshim e përparim). Këta ose duhet me urgjencë të bëjnë më shumë, ose t’i ngrejnë duart lart dhe pranojnë mosaftësinë e tyre...
Shoqnia jonë duhet të zgjohet nga amullia a konfliktit dhe urrejtjes mes vetes, dhe të filloj të mendoj e organizohet në kulm se si duhet të shpëtojmë kombin tonë nga gracka e politikave meskine e idiote, dhe të gjejmë rrugën e shpresës dhe progresit. Nuk mund të presim deri sa të pësojmë edhe një ikje masive pa kthim.
Cikli i tranzicionit të pasluftës është mbyllur me arritjen e Albin Kurtit në pushtet. Tani ka ardh koha për një epokë të re - me ose pa Albinin - një epoke kur sërish ndjehemi krenar që jemi shqiptarë dhe të lumtur se nga po ia mësyn kombi ynë! ️🇦🇱