Gazetari nga Kosova në Beograd, jep detaje për sulmin që tronditi Serbinë

Lajme

Gazetari nga Kosova në Beograd, jep detaje për sulmin që tronditi Serbinë

Më: 3 maj 2023 Në ora: 13:46
Idro Seferi

Një masakër ka ndodhur ditën e sotme në Beograd ku 8 nxënës dhe një roje kanë mbetur  të vrarë në një shkollë fillore, si pasojë e të shtënave me armë zjarri nga një 14-vjeçar. Mes të vdekurve janë 7 vajza dhe një djalë, të cilët ndodheshin në ambiente të ndryshme të shkollës në momentin që i mituri ka qëlluar drejt tyre duke i lënë të vrarë.

Gazetari Idro Seferi në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Beogradi për Euronews Albania, theksoi se të plagosur kanë mbetur dhe 6 fëmijë të tjerë.

Ai shtoi se nga ngjarja janë traumatizuar nxënësit e tjerë të shkollës.

Janë 6 fëmijë të tjerë të plagosur. Të gjithë fëmijët janë të një klase. Numri i nxënësve në shkollë ka qenë shumë i lartë në momentin që ka ndodhur ngjarja, ku janë traumatizuar nga ajo që ka ndodhur. Deri më tani nuk dihen detaje të tjera”- tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat