Momenti kur Albin Kurti e “shpon” me sy Aleksandar Vuçiqin – ai e ulë kokën

Lajme

Momenti kur Albin Kurti e “shpon” me sy Aleksandar Vuçiqin – ai e ulë kokën

Më: 3 maj 2023 Në ora: 14:03
Pamje nga Brukseli

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq të martën zhvilluan një takim në Bruksel.

Para nisjes së takimit kryeministri Kurti është parë i relaksuar.

Në një moment shihet teksa Kurti e shikon në sy Vuçiqin ndërkohë që buzëqesh. Nga ana tjetër Vuçiq duket se nuk i bën ballë shikimit të tij dhe e ulë kokën.

Pala shqiptare dhe ajo serbe dje miratuan Deklaratën për të Zhdukurit nga lufta e fundit në Kosovë. Ndërsa sa i përket draft statutit të Asociacionit, pati refuzim nga pala kosovare. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat