Gazetari, Visar Duriqi duke folur për lirinë e shtypit në Kosovë ka deklaruar se në dy vitet e fundit në vendin tonë gjendja e gazetarëve është përkeqësuar.
Madje sipas tij, gjatë gjatë qeverisjes Kurti ka pasur një qasje agressive në raport me gazetarët.
“Viteve të fundit ka shkuar duke u përkeqësuar gjendja ne veçanti dy vitet e fundit kur Qeveria ka pasur një qasje më agresive ne raport me gazetarët, dhe një qasje të mbylljes më të madhe sesa që e kemi parë në qeveritë e kaluara”, ka thënë ai.
Teksa tha se “Në këto dy vitet e fundit kemi pasur degradim, kemi pasur zyrtarë të lartë që iu kanë referuar mediave si ndërrmarje e përbashkët kriminale”.
Ndryshe Indeksi Botëror i Lirisë së Shtypit i organizatës Gazetarët Pa Kufij u publikua të mërkurën, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit.
Organizata Gazetarët Pa Kufij i radhiti Kosovën dhe Shqipërinë në mesin e vendeve problematike. Megjithatë, sipas indeksit që u publikua të mërkurën, të dyja vendet kanë shënuar rritje në krahasim me një vit më parë.
Në indeksin që përfshin 180 vende, Kosova radhitet në vendin e 56-të, një rritje prej 5 vendesh në krahasim me vitin e kaluar, kur radhitej në vendin e 61-të.