Zjarrfikësi Artan Curri ka treguar momentin kur në vendin e tij të punës ka pësuar një lëndim, saqë mund ta humbte edhe gishtin e njërës dorë.
Curri i ftuar në InfoMagazine të Klan Kosovës, ka thënë se lëndimin e pësoi në ditën e parë të këtij viti, kur kishte shkuar për të ndërruar kolegët që ishin gjatë ndërrimit të motmoteve.
“1 janar 2023 duke shkuar në mëngjes duke zëvendësuar kolegët ditën e festës së fundvitit, kam shkuar në orën 8:00 dhe fillimi im i punës ka qenë me të arrit në mëngjes kam filluar të merrem me nxehjen, në fakt me kaldajën e cila bënë ngrohjen e objektit dhe jam lënduar në dorën e majtë, gjymtyrët e dorës janë lënduar njëri gisht pothuajse ka qenë i këputur, dhe kolegët që ishin aty prezentë më kanë dërguar në emergjencë në Istog. Mjeku kujdestar më ka dhënë ndihmën e parë dhe më ka dhënë udhëzim për të shkuar në Pejë, atje më thonë se gjymtyra e dorës së majtë është shumë e dëmtuar dhe më dërgojnë për Prishtinë”, u shpreh Curri.
Ai tha se tani është mirë por që akoma vazhdon ta trajtojë dorën.
“Tash fatmirësisht gjendja është e mirë, por vazhdon të trajtohet akoma gjymtyra e dorës edhe për një periudhë një mujore”.
Në lidhje me shpenzimet tha se një pjesë i ka mbuluar komuna e Istogut, por që të tjerat i ka mbuluar vetë.
“Shpenzimet që kam shkuar ardhje në Prishtinë, klinikën ortopedike i ka mbuluar komuna, trajtimi me lëndim me medikamentet dhe tjera që përcjellin ato vet i kam paguar dhe një kërkesë e kam dërguar në komunë, po pres tani”, shtoi ai.