Pas takimit të fundit në mes Kosovës dhe Serbisë, Bashkimi Evropian bëri të ditur se po kërkon zgjidhje për kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës.
E për pozitat e administratës publike dhe zyrtarëve policor Ministria e Punëve të Brendshme ka hapur konkurse për në katër komunat veriore.
Mirëpo, konkurse të tilla nuk ka pasur për prokurorët dhe gjyqtarët e asaj ane.
Andaj hulumtuesja e Institutit e Kosovës për Drejtësi, Eranda Zekaj tregon se si dallon kthimi në institucione për policët dhe gjyqtarët.
Nga ana tjetër, njohësi i çështjeve politike Dritëro Arifi thotë se do të ketë një marrëveshje politike për këta serbë, mirëpo e njëjta siç thotë ai , do te jetë kundërligjore.
Nga pesë nëntorit, zyrtarët e administratës publike, doganës, policisë dhe gjyqësorit kanë dhënë dorëheqje nga pozitat e tyre në Mitrovicën e Veriut, Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut.