Pasuria marramendëse e Blerim Velës, shefit të kabinetit të Presidencës

Lajme

Pasuria marramendëse e Blerim Velës, shefit të kabinetit të Presidencës

Më: 6 maj 2023 Në ora: 06:07
Blerim Vela- Vjosa Osmani

Agjencia Kudër Korrupsionit ka publikuar deklarimet e pasurisë për zyrtarët publik. Në deklarimet e tij për vitin 2023, rezulton se shefi i stafit të Presidencës, Blerim Vela, zotëron pasuri marramendëse.

Bëhet fjalë për qindra mijëra euro para të gatshme, pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme.

Deklarimi i tij zbulon se ai ka në pronësi para të gatshme në shumën prej 291 mijë e 926 euro, 164 mijë e 674 dollarë dhe 966 funta britanike. Në të njëjtën kohë, bashkëshortja e tij dhe fëmijët e tij kanë në pronësi para në shumën prej 19 mijë e 7 euro dhe 16 mijë e 261 euro, respektivisht.

Image
Deklarimi

283 mijë e 847 eurove janë deklaruar nga kursimet e të ardhurave.

Sa i përket pasurisë së luajtshme, Vela posedon dy vetura në vlerë 53 mijë e 500 euro. Njëra në pronësi të tij dhe tjetra në pronësi të bashkëshortës.

Ai gjithashtu ka në pronës tokë prej 400 metrash katrorë, e cila vlerësohet në 36 mijë euro, të cilën e kishte blerë në vitin 2007.

Image
Deklarimi

Shuma të majme parash fiurojnë edhe në tabelën e të ardhurave vjetore, ku janë deklaruar 23 mijë e 256 euro të hyra vjetore nga paga që merr si shef i stafit të Presidencës dhe 6 mijë e 218 euro të tjera nga meditjet.

Hiq më keq nuk qëndron as bashkëshortja e tij, të cilës i janë deklaruar plotë 29 mijë e 820 euro të hyra vjetore.

Në pronësi të bashkëshortës janë edhe 17 mijë e 694 euro detyrime financiare ndaj personave juridik dhe fizik.

Image
Deklarimi

Shënim: Publikimi deklarimeve të pasurisë është një procedurë rutinore dhe legale, dhe nuk nënkupton që zyrtarët publikë kanë kryer ndonjë veprim të paligjshëm.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat