Në mëngjesin e së shtunës, media raportoi për shpërthime në Veriun e Kosovës, i cili dëmtoi një veturë dhe një shtyllë elektrike. Cak i sulmit besohet të jenë disa kamera të sigurisë të vendosura nga institucionet e Kosovës. E gjithë kjo po ndodhë pas disa paralajmërimeve të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuciq, për tensione në veri, pas zgjedhjeve lokale, të cilat i bënë katër komunat veriore me kryetarë shqiptarë.
Paralajmërime të njëjta lëshoi edhe Lista Serbe.
E shefi i kabinetit të Presidentes, Blerim Vela, sulmin e konsideron si tentativë për të penguar sundimin e ligjit në veri.
“Kjo duket të jetë një reagim ndaj aksionit të institucioneve të Kosovës për të heqjen e kamerave të paligjshme të vëzhgimit të vendosura nga Serbia, e cila do të vazhdojë”, ka shkruar Vela.
Shpërthimi është duke u trajtuar nga organet e rendit si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, përderisa rasti është akoma nën hetime dhe nuk ka ndonjë person të dyshuar.
Në anën tjetër, Agjencia për Informim dhe Privatësi, bashkë me Prokurorinë e Ferizajt kanë nisur të premten largimin kamerat ilegale të cilat regjistronin lëvizjet e qytetarëve në komunat në Veri.
Deri tani, janë larguar18 kamera ilegale që kishin funksionuar deri tash në Shtërpcë.
Prokuroria Themelore e Ferizajt ka thënë se “Lidhur me këtë aksion, persona të arrestuar për momentin ende nuk ka. Prokuroria Themelore në Ferizaj, do t’iu mbaj të informuar me kohë për të gjitha zhvillimet e tjera rreth këtij aksioni”.
Me materialet që janë incizuar nga këto kamera, momentalisht po merret Agjencia për Informim dhe Privatësi.