Politikania serbe: Kosova u solidarizua me ne për tragjeditë, turp Vuçiqit për votën kundër tyre në KE

Lajme

Politikania serbe: Kosova u solidarizua me ne për tragjeditë, turp Vuçiqit për votën kundër tyre në KE

Më: 7 maj 2023 Në ora: 20:04
Jelana Jerinic

Politikania serbe, Jelana Jerinic ka thënë se është e turpshme vota kundër që Serbia i ka dhënë Kosovës për anëtarësimin në Këshillin e Evropës.

Në një intervistë për N1, Jerninic ka thënë se i gjithë regjioni u solidariuza me Serbinë pas dy ngjarjeve tragjike.

Ndërkohë thotë që presidenti serb Aleksander Vuçiq s’ka treguar kurrfarë empatie me rastin e votimit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Rajoni u solidarizua me aksidentet që ndodhën në Serbi, dhe ju e patë reagimin e presidentit për votimin rreth anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës, fare pa empati”, ka thënë ajo në N1.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat