Serbia javën që shkoi është tronditur nga dy masakra brenda 48 orëve.
Fillimisht, një nxënës 13 vjeçar në orët e para të mëngjesit të 3 majit, ka qëlluar rojën e shkollës pasi kishte tentuar t’ia marrë armën dhe ta ndalojë, ndërsa më pas në klasë qëlloi mësuesen e historisë dhe nxënësit.
Kurse, pas 48 orëve një masakër tjetër ndodhi. Një 21 vjeçar ka vrarë 8 persona dhe ka plagosur 13 tjerë. Masakra ndodhi rreth mesnatës pas një debati në oborrin e shkollës, ku më pas 21-vjeçari Uros Blaziç ka shkuar në shtëpi për të marrë armën. Në fillim ka qëlluar me breshëri automatiku në fshatin Dubona, rreth 60 kilometra në juglindje të Beogradit. Më pas u largua nga vendi i ngjarjes, dhe fijoi sulmin me armë në fshatrat Mali Orasje dhe Sepsin.
Pas kësaj masakre nën kërcënimin e një arme Uros ka detyruar një taksist që ta dërgonte në qytetin e Vinjishtes, në shtëpinë e dajës së tij, aty ku u fsheh për gati 8 orë për t’I shpëtuar arrestimit nga policia.
Gjersa, mediat serbe raportojnë për dorëheqjen e ministrit serb të Arsimit në Serbi, Branko Ruzhiq, një dorëheqje të mundshme raportohet për presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, por jo për masakrat.
Kur dialogu Kosovë-Serbi ka arritur në një pikë kyqe, zhvillimet politike në shtetin serb duket se po marrin një kthesë të jashtëzakonshme.
Kështu të paktën, po raport tabloidi i regjimit serb “Informer.rs”.
Në raportimet e fundit, thuhet se Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të dal në media të hënën për të propozuar dorëheqjen e qeverisë, zgjedhje të përgjithshme dhe dorëheqjen e tij. Të gjitha këto, sipas kësaj medie, do të konfirmohen më 27 maj në Asamblenë e Partisë Përparimtare Serbe (SNS).
Siç raporton ky tabloid, sot është mbajtur seanca e përbërjes së zgjeruar të Komitetit Ekzekutiv të Partisë Përparimtare Serbe, në të cilën ka marrë pjesë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili ka propozuar:
“1. Pranimi i dorëheqjes së kabinetit të Ana Brnabiq
2. Dorëheqja e përbashkët e qeverisë dhe presidentit dhe shkuarja në zgjedhje të përgjithshme në të cilat Vuçiq nuk do të mund të kandidonte për president
3. Dorëheqja vetëm e presidentit. Sigurisht që çdo vendim do të konfirmohet në SNS Kuvendi më 27 maj”, shkruhet në këto media.
Në anën tjetër, profesori nga Amerika, Binak Maxharraj, thotë se diktatorët nuk dorëhiqen.
Sipas tij, diktatorët rrëzohen, pastaj burgosen ose vriten.
“Vuçiq dorëhiqet? Jo diktatorët nuk dorëhiqen, diktatorët rrëzohen, pastaj burgosen ose vriten. Por, sidoqoftë me ikjen e Vuçiqit, Serbia çlirohet. Por, më së keqi mbesin Borrell, Lajçak, Escobar dhe Hill,sepse s’ka më kush t’i gënjejë dhe t’i mashtrojë”, ka shkruar Maxharraj.