Inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës nën asistencën e zyrtarëve policorë, kanë ndërhyrë sot afër tregut të automjeteve, pasi aty preheshin dhe shiteshin pula në kushte jo adekuate higjienike.
Qytetarët kanë njoftuar KosovaPress-in, se inspektorët së bashku me policinë, në mëngjesin e sotëm kanë bllokuar për automjete rrugën që është afër tregut të automjeteve.
“Inspektorë e policë ishin të shumtë në numër, ata bllokuan rrugën dhe filluan t’i ndjekin shitësit e pulave dhe peshkut në atë rrugë”, tha njëri nga qytetarët.
Përndryshe, KosovaPress ka raportuar disa herë për këtë dukuri në këtë treg, madje ekipet tona edhe janë kërcënuar nga tregtarët.