Juristja e mediave, Flutura Kusari ka kërkuar nga gazetarët, mediat e njerëz të ndryshëm me ndikium, të ndihmojnë në kauzen e Kusarit dhe një grupi të organizuar, për ta nënshkruar sa më shumë qytetarë peticionin, me të cilin do të kërkohet që Qeveria ta heq tvsh-në, për peceta mensturale.
Kusari ka thënë se së bashku, mund ta bindim kryeministrin si dhe ministrat që ta dëgjojnë kërkesën.
E plotë:
I lus gazetaret, mediat dhe influencerat/et me na ndihmu me promovu nenshkrimin e peticionit per largimin e tvsh per peceta menstruale.
Higjiena menstruale eshte e drejte njerezore.
Bashke mund ta bindim kryeministrin dhe ministrat/et qe ta degjojne kerkesen tone.