Vuçiq “drejton gishtin”: Rubin lobist i paguar për interesa shqiptare, lavdëron ambasadorin Hill

Lajme

Vuçiq “drejton gishtin”: Rubin lobist i paguar për interesa shqiptare, lavdëron ambasadorin Hill

Nga: F. B. Më: 9 maj 2023 Në ora: 11:19
Rubin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiw në adresimin e mbrëmshëm për opinion ka drejtuar gishtin “akuzues” si lobist i paguar për interesa shqiptare, për këtë shkak sipas tij ai u dërgua në Kosovë në kohën e zgjedhjeve me qëllim fuqizimin e fushatës së Prishtinës, shkruan “Politika”, transmeton “Bota Sot”.

Ai ka shtuar se për dallim nga ish-zyrtari amerikan Rubin, ka shumë kongresist tjerë amerikan dhe njerëz nga Departamenti i Shtetit që kanë qasje tjetër rreth çështjes së Kosovës.

Vuçiq theksoi se “teksti kundër tij në “New york Times” e ka gëzuar veçanërisht Rubinin, por e ka frikësuar ajo që shkruan aty se ai është i guximshëm. Duke fol për zyrtarët që janë korrekt, Vuçiçqpërmendi ambasadorin amerikan në Beograd Hill, që sipas tij përkundër qëndrimeve të ndryshme të tij, ai vazhdimisht ka qasje korrekte për Serbinë.

“Hill gjithnjë ka mendimin e vetë, është figurë që nuk dëgjon shumë urdhrat, ai shikon gjendjen nga këndi i vetë. Është mjaftueshëm intelektuale dhe pa marr parasysh se ai është për pavarësi të Kosovës, ka qasje që për ne është më i volitshëm”, tha Vuçiq.

Ai theksoi se nuk duhet harruar fakti se Prishtina përherë ka mbështetje të fuqive më të mëdha botërore, ndonëse tash ka nuanca ndryshe “Në thelb duhet pas parasysh se fuqitë e mëdha perëndimore do ta mbështesin dhe do jenë për pavarësinë e Kosovës”, tha Vuçiq në fund.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat