Pesë shtëpi të reja kanë nis të ndërtohen në Skenderaj me iniciativë të Fondacionit “Behgjet Pacolli”, dhe Shoqatës “Jetimat e Ballkanit”.
Ndërtimi i këtyre shtëpive do të bëhet pas vërshimeve të mëdha që patën goditur Skenderajn muaj më parë.
Poashtu në këtë komunë do të rinovohen disa shtëpi që janë prekur nga vërshimet e fundit.
Përveç, kryetarit të Skenderajt, Fadil Nura, të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe Halil Kastrati, Selim Pacolli dhe Fjolla Ramadani, Drejtoreshe e Fondacionit “Behgjet Pacolli.
“Me gëzim nisi dita e sotme për familjet e goditura nga vërshimet, të Isak Smajlit – Kuçicë, Jetullah e Avdullah Imerit – Tushilë, Xhafer Zyhranit – Llaushë dhe Isuf Gjokajt – Skenderaj, ku bashkë me humanistin Halil Kastrati dhe Selim Pacollin dërguam lajmin më të mirë pas fatkeqësisë, për ndërtimin e shtëpive të reja nga fillimi, falë Shoqatës “Jetimat e Ballkanit” dhe Fondacionit “Behgjet Pacolli”, ka shkruar ndër të tjera Fadil Nura.