Lulzim Kabashi, bashkëluftëtar i Ekrem Rexhës ka folur për figurën e Komandant Drinit me rastin e 23 vjetorit të vrasjes së tij.
Kabashi ka thënë se Drini ka qenë një ushtarak profesionist dhe shumë i zoti në komunikim. Ai ka treguar se përveç gjuhës shqipe, Drini ka njohur edhe gjashtë gjuhë të tjera të botës.
Ai thotë se si rezultat i kësaj, Drini shpesh herë ka ndërmjetësuar në paqartësitë që kanë qenë në mes të ndërkombëtarëve dhe vendorëve.
“Komandant Drini i ka njohur edhe gjashtë gjuhë të tjera, përveç gjuhës shqipe.
Ka ndërmjetësuar edhe në momentet kur ka pasur paqartësi në mes të ndërkombëtarëve dhe vendorëve. Ka qenë shumë i zoti në komunikim”, ka thënë Kabashi.
Ai thotë se Drini s’ka pasur probleme me askënd gjatë luftës, por shton se problemi kryesor i njerëzve të tjerë me Drinin ka mund të jetë fakti që ai ka qenë jashtëzakonisht profesionist.
“Problemi kryesor i komandant Drinit me njerëzit tjerë, apo të njerëzve tjerë me Drinin, ka qenë që Komandant Drini ka qenë jashtëzakonisht profesionist”, ka thënë Lulzim Kabashi në T7.