Presidentja Vjosa Osmani ka udhëtuar drejt SHBA-së pas pjesëmarrjes në kurorëzimin e Mbretit Charles III në Londër.
Në SHBA Osmani ka lajmëruar se është takuar me senatorin Chuck Schumer, i cili është edhe udhëheqës i shumicës në Senat.
Osmani në postim në Twitter ka thënë se e ka falënderuar Schumerin për përkrahjen e vazhdueshme të SHBA-së dhe se ka diskutuar me të për mënyrat si të rritet bashkëpunimi me Senatin.
“Është gjithmonë kënaqësi të takoj udhëheqësen e shumicës në Senat Senatorin Schumer dhe të riafirmoj partneritetin e gjatë midis dy vendeve tona. Shpreha mirënjohjen time për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së dhe diskutuam mënyrat se si mund të rritim bashkëpunimin me Senatin”, ka shkruar Osmani në Twitter.
Bashkë me të në takim ishte edhe ambasadori Ilir Dugolli.
Osmani nuk e ka paralajmëruar këtë vizitë dhe nuk dihet agjenda tjetër e saj në SHBA.