Raportimi i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi për energjinë që bëri sot para komisionit parlamentar, shkaktoi debat të ashpër mes penalistëve Xhevdet Pozhari, Bekim Kabashi dhe Lavdim Hamidi.
“A ka qenë i saktë Bislimi me atë që e ka thënë para komisionit parlamentar?”, e pyeti gazetari Kabashi analistin Xhevdet Pozhari.
Pozhari ia ktheu duke i thënë se nuk pretendon që t’i dijë të gjitha temat.
Në këtë debat ndaj analistit Xhevdet Pozhari u përfshi edhe gazetari Lavdim Hamidi, i cili e akuzoi atë për bullizëm ndaj Avdulla Hotit dhe kundërshtarëve të tjerë politikë të Lëvizjes Vetëvendosje.