“Serbët e Kosovës të krijojnë komunikim me institucionet vendore”

Lajme

“Serbët e Kosovës të krijojnë komunikim me institucionet vendore”

Më: 11 maj 2023 Në ora: 00:02

Ana Holjevac Tukoviq, njohjëse e procesit të integrimeve të pakicave në Kroaci, foli për përvojën e Kroacisë në riintegrimin e pakicës serbe në institucionet kroate.

Ajo theksoi e pakica kombëtare serbe ka Këshillin e Komunave, por që  kishte për bazë ligjore marrëveshjen bazë për Sllovoninë Lindore që ishte nënshkruar më vitin 1995 dhe në letrën e qeverisë së Kroacisë më 1997 për rinitergrimin paqësor e që qëllimi parësore ishte kthimi sa më i shpejtë i të dëbuarve në ato zona dhe të ruhej karakteri multietnik i asaj zone si dhe të kthehej sa më shpejtë në rendin kushtetues e juridik  të Republikës së Kroacisë.

“Pra, ai këshill kishte karakter këshilldhënës, duke përcjellë punën e zyrtarëve serbë sipas bazës ligjore në letrën e viti 1997, që e përmenda më herët e ku përfaqësuesit serbe kishin të garantuar dy vende në Zhupanjin, pra në rajonin, kishin ndihmësministrin e Punëve të Brendshme, në Ministrinë e Arsimit, si dhe në Ministrinë e Drejtësisë”, tha mes tjerash Ana Holjevac, Tukoviq, njohëse e procesit të integrimeve të pakicave në Kroaci.

Ajo përmendi komunat që ishin të banuara me serbë, si në rajonin e Osjekut , Terbinje, Vukovari e Belli Manastir, etj., por që kryesisht ai këshill i komunave serbe kishte të bënte në angazhimin për ruajtjen e karakterit arsimor e kulturor.

“MË 2010 ka pasur tentativë që ky këshill të fuste karakteri juridik, por që nuk është lejuar sepse ndryshe do të ndryshohej struktura administrative e Kroacisë dhe të mos ndodhte një mospërputhje në aspektin e të drejtave etnike serbe në zonën e Sllavonisë e në zonat tjera”, shtoi Tukoviq.

Ajo sqaroi se Këshilli i Komunave financohet nga shteti kroat, por që ka te drejtën e bashkëpunimit kulturor e arsimor me shtetin serb, me komunat atje, shkëmbime kulturore, përmes librave, revistave, gazetave, etj.

E pyetur për shembullin kroat për riintegrimin e serbëve edhe në Kosovë, Tukoviq shtoi se kjo do të ishte e rëndësishme, derisa përmendi një marrëveshje më 1996 në mes të Kroacisë dhe ish-Jugosllavinë e mbetur, për normalizimin e marrëdhënieve dhe me këtë disi u bë e mundur që serbët të orientohen kah Zagrebi dhe ligjet ua ka bërë të mundshme që të marrin pjesë në ekzekutiv edhe në sferat tjera.

“Tani është e rëndësishme të kuptohet se  çfarë ka qenë në procesin e riitnegrimit paqësor e që serbët të kuptojnë se ky është shteti i tyre e që kanë të gjitha të drejtat si të gjithë të tjerët në Kroaci dhe ta respektojnë shtetin kroat si shtetin e tyre.

Kështu edhe serbët e Kosovës duhet të krijojnë komunikim me institucionet e Kosovës të respektojnë legjislacionin dhe që të mundësojnë të sigurojnë të drejtat e pakicave kombëtare, sipas standardeve evropiane, ashti siç ekziston edhe në Kroaci.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat