Simiq: Lajçakut ia shprehëm shqetësimet me të cilat ballafaqohemi

Lajme

Simiq: Lajçakut ia shprehëm shqetësimet me të cilat ballafaqohemi

Më: 11 maj 2023 Në ora: 16:05
Igor Simiq gjatë takimit me Lajçakun

Ish-deputeti, Igor Simiq u shpreh se emisarit të posaqëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak sot ia shprehën shqetësimet e tyre, me të cilat, siç tha ai, ballafaqohen qytetarët serbë.

Takimi i Lajçakut me përfaqësues të Listës Serbe u zhvillua në Shtëpinë e Evropës në veri të Mitrovicës.

Nga Lista Serbe në takim morën pjesë: Milan Radojeviq, ish-kryetar i Mitrovicës, Dragisha Milloviq, ish-kryetar i Zveçanit, Serxhan Vulloviq, ish-kryetar i Zubin Potokut, Ivan Todosijeviq, ish-deputet dhe Igor Simiq, ish-deputet.

Lajcak qëndroi në veri të Mitrovicës pas takimit që zhvilloi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës dhe pas atij me kryetarin e Mitrovicës, Bedri Hamza.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat