Këshilltari i Konjufcës që u raportua se rrahu gruan “me dru”, tash e qet në Facebook, ja çka shkruan

Lajme

Këshilltari i Konjufcës që u raportua se rrahu gruan “me dru”, tash e qet në Facebook, ja çka shkruan

Më: 11 maj 2023 Në ora: 21:40
Këshilltari i kryekuvendarit Konjufca, Drilon Gashi

Këshilltari i kryekuvendarit Konjufca, Drilon Gashi, në bazë të një vendimi del se e ka dhunuar “me grusht e me dru” gruan e tij.

Përkundër këtyre raportimeve, Gashi ka publikuar një fotografi me gruan e tij në Facebook.

Në fotografi Gashi shihet mjaft i lumtur pran gruas së tij, ku ka cekur që nga viti 2007 janë së bashku.

“Me bashkëshorte, që nga viti 2007.” – ka shkruar Gashi në fotografinë e postuar në Facebook.

Image
Postimi i Drilon Gashit

Pak ditë më parë, megjithatë, ai shkruante për gruan e tij në mënyrë më të dhembshur duke treguar se ajo po bëhej viktimë e një mashtrimi nga një shtëpi botuese.

"Që dy muaj, e kam vërejtur që ishte më shumë e zënë sesa ditët e tjera. Sot më tregoi për një marrëveshje që paska pas bërë me një shtëpi botuese nga Prizreni. Duke u nisur nga sinqeriteti i saj dhe mospasja përvojë në tregun e punës, kishte pranuar që ta përkthejë një roman, 0.50 cent për faqe!!! Shtëpia botuese në fillim e kishte mashtruar atë me pretekstin se si një shtëpi botuese e re, ata kishin pagesa të ulëta.” – deklaronte z. Gashi.

Ai kishte lënë të nënkuptohej se më pas e kishte shkëputur nga puna gruan e tij.

Kujtojmë se hoxha ishte bërë i famshëm me qëndrimet e tij liberale krahasuar me hoxhallarët e tjerë të vendit.

“Deri tani është pjesë e stafit, tash e tutje do të shohim si do të veprojmë. Për rastin në fjalë nuk kemi qenë të informuar nga Driloni,” - ka thënë shefi i stafit të Konjufcës, Ilir Kërçeli i pyetur për këtë rast.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat