Pas Kurtit, Lajçak shkon për ta takuar Vuçiqin në Serbi

Lajme

Pas Kurtit, Lajçak shkon për ta takuar Vuçiqin në Serbi

Më: 12 maj 2023 Në ora: 10:18
Miroslav Lajçak dhe Aleksandër Vuçiq

Ndërmjetësuesi i Bashkimit Europian në dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav lajçak, viziton sot Serbinë.

Zyrtari do të takohet me presidentin, Aleksandër Vuçiq, me të cilin do të diskutojë lidhur me hapat e radhës në zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve dhe aneksin e saj.

Megjithatë, draft-statuti për formimin e asociacionit i prezantuar nga ekipi menaxhues më 2 maj në Bruksel, pritet që të jetë në tryezë me Beogradin që kërkon me ngulm marrjen e tij për bazë.

Pas takimit, Vuçiq do të mbajë dhe një konferencë për shtyp, ndërsa nuk dihet nëse Lajçak do të flasë apo jo.

Në Beograd, ndërmjetësuesi i BE-së do të takohet edhe me kryenegociatorin serb, Petar Petkoviç, si përgatitje për takimin me homologun nga Kosova, Besnik Bislimi, që është caktuar të mbahet më 15 maj në Bruksel.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat