Vuçiq tha se artikulli i NYT ishte mesazh nga CIA, reagon gazetari amerikan, ja si e quan

Lajme

Vuçiq tha se artikulli i NYT ishte mesazh nga CIA, reagon gazetari amerikan, ja si e quan

Më: 12 maj 2023 Në ora: 15:59
Aleksander Vuçiq

Gazetari amerikan Robert Worth ka komentuar mbi reagimin e presidentit serb për artikullin e tij. Worth ka publikuar në New York Times për lidhjet e Aleksandër Vuçiqit me botën e krimit në Serbi.

“Teksti i pakuptimtë në NYT është porositur pesë muaj më parë”, ka thënë Vuçiqi, duke shtuar se ishin “gënjeshtra ato që po publikonin duke u munduar të fshehin lidhjen e tyre me Belivukun”. “Ky është mesazhi: CIA po të përgatit, CIA po të vëzhgon. Nuk më trembin marrëzitë që keni shkruar”, ka deklaruar ai.

Worth ka sqaruar për televizionin N1 se si i erdhi ideja për të shkruar për lidhjen mes shtetit të Serbisë dhe klanit kriminal të Veljko Belivuk.

“Pas arrestimit të klanit të Belivukut në vitin 2021, ka pasur disa raportime për të në SHBA. Shumë pas raportime. Ka pasur më shumë në Evropë dhe unë jetojë në Evropë atë kohë kështu që i pash. Fillova t’i lexoja, mendova se ishte ngjarje e rëndësishme dhe interesante. Prandaj vendosa të shkruaja për të”, ka treguar Worth.

“Mendoj se zbulimi më tronditës ishte se klani Belivuk po vriste njerëz, i frikësonte, bënte gjëra të tmerrshme, ishte i përfshirë në trafikim të drogës. Dhe këta njerëz diheshin kush ishin. Ishte bërë publike edhe se ekzistonin lidhje mes disa prej këtyre njerëzve dhe zyrtarëve. Fakti se ata vazhdonin ta bënin këtë dhe asgjë nuk u bë deri në shkurt 2021 është shumë tronditës”.

Gazetari amerikan vazhdoi të tregojë tutje se si erdhi në përfundimin se klani ishte një krah i shtetit.

“Ka incizime, transkripta nga gjykata për këtë rast, nga ku shihet se anëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme ishin në kontakt me Belivukun dhe anëtarë të klanit të tij, dhe dukej se koordinoheshin dhe i mbështesnin. Sigurisht, nuk ka dëshmi se presidenti i Serbisë i urdhëroi këto veprime, por është korrekte të supozohet se ai ishte pjesë e saj. Ai ka vite që ka fuqi të madhe në Serbi, veçanërisht në sektorin e sigurisë që nga viti 2013”, ka deklaruar Worth.

Worth ka thënë se nuk ka dëshmi të lidhjeve direkte mes Vuçiqit e klanit të Belivukut.

“Shumë nga MPB-ja kanë qenë në kontakt dhe janë koordinuar me klanin Belivuk. Do të ishte e çuditshme nëse e gjithë kjo ka qenë duke ndodhur për vite pa e ditur presidenti”, ka theksuar ai.

I pyetur për reagimin e Vuçiqit se artikulli ishte i porositur dhe i shkruar në Serbi, Worth ka thënë se “ka shumë teori konspirative”.

“Zakonisht akuza të tilla vijnë nga njerëz injorantë”.

Worth ka treguar ndër tjerash se ka kërkuar të marrë përgjigje nga Vuçiqi para publikimit të artikullit, por që s’ka mundur të bie në kontakt me të në asnjë formë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat