Djali i Kolë Berishës, Visar Berisha ka konfirmuar se babai i tij ishte burgosur dhe torturuar nga njeriu i afërt i ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, Enver Krasniqi që është vendosur në pozitën e Ushtruesit të Detyrës së Agjencisë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, ai ka shpërndarë postimin e gazetarit Vehbi Kajtazi ku adresohet burgosja dhe tortura e Kolë Berishës nga Enver Krasniqi, njeri i afërt i ministres Haxhiu.
“Të kërkoj falje babë, këta nuk e dijnë çka bajnë”, ka shkruar Visar Berisha bashkëngjitur postimit të gazetarit Kajtazi ku tregon se Krasniqi ka burgosur dhe torturuar Kolë Berishën.
![Image](/media/botasot.info/images/2023/May/13/auto_Screenshot_211683951907.png)
Kajtazi sot me dy shkrime të ndara ka adresuar këtë çështje, duke treguar se Enver Krasniqi, tash në krye të një agjencioni të rëndësishëm në Kosovë ka qenë ish-udhëheqës i UDB-së në Klinë.
Në një shkrim tjetër në profilin e tij në Facebook, gazetari Kajtazi ka ndarë me publikun informacione tjera të rënda që lidhen me profilin e Enver Krasniqit.
Tash ushtrues detyre i Agjencisë për Sekuestrimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Paligjshme, Krasniqi dikur si shef i UDB-së sipas Kajtazit ka burgosur dhe torturuar Kolë Berishën.
“Berisha, ka qenë zëvendës i Ibrahim Rugovës, në emrin e të cilit thirret presidentja Vjosa Osmani, e cila kryen shërbime politike për Albin Kurtin.”, ka shkruar Kajtazi.