24 vjet nga barbaria serbe ndaj shqiptarëve në Korishë

Lajme

24 vjet nga barbaria serbe ndaj shqiptarëve në Korishë

Më: 13 maj 2023 Në ora: 07:49

Sot, mbushen 24 vjet nga “Dita e Martirëve” në Korishë, e njohur ndryshe si masakra e tmerrshme nga ushtria dhe policia serbe mbi popullsinë e pafajshme shqiptare të asaj ane.

Kryeministri Albin Kurti do të marrë pjesë në përvjetorin e 24-të, në fshatin Korishë të Komunës së Prizrenit dhe në zbulimin e shtatores së “Sali Shabanit”, te Memoriali i Martirëve në Korishë.

Ndryshe, më 13 maj 1999 është kryer masakra e tmerrshme nga ushtria dhe policia serbe mbi popullatën e kësaj ane dhe fshatrave përreth.

 Duke i ndalur civilët e fshatrave Korishë, Budakovë, Bllacë, Reshtan, Mushtisht dhe Grejkoc, duke vrarë 77 prej tyre.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat