Misioni paqeruajtës i NATO-së në Kosovë ka lejuar fluturimin e aeroplanit privat në lartësi të ulëta, që ka qëllim vaksinimin e dhelprave kundër tërbimit, pas kërkesës së drejtuar nga Agjencia pyjore e Kosovës, ka njoftuar përmes një kumtese KFOR-i, transmeton “Bota sot”.
Si është kumtuar , qëllimi i lejimit të fluturimit në lartësi të ulëta është hedhja e ushqimit përmes të cilt do bëhet vaksinimi kundër tërbimit të dhelprës.
Në kumtesë precizohet se pas kërkesës nga Agjencia Pyjore e Kosovës, KFOR-i ka miratuar lejen për fluturim në lartësi të ulëta të aeroplanit që do kryej vaksinimin e dhelprës kundër tërbimit.
Komandanti i KFOR-it ka kompetencë primare hapësirën ajrore mbi të gjithë Kosovën bazuar në mandatin e e OKB-së përkatësisht të rezolutës 1244 të KS të OKB-së nga viti 1999.
"Hapësira e kartë ajrore e Kosovës mund të shfrytëzohet vetëm për fluturime nga një vend në tjetrin për fluturime komerciale. Ndërsa hapësira e ulët ajrore mund të shfrytëzohet për nevoja specifike nga rasti në rast dhe me autorizimin e komandantit të KFOR-it”, thuhet në kumtesën e lëshuar nga KFOR-i.
KFOR- nënvizon se misioni i saj mbetet përkushtimi në sigurimin e mjedisit të sigurt për të gjitha bashkësitë që jetojnë në Kosovë.