Gëzim Kelmendi ka folur për rolin e Rexhep Taip Erdogan në Turqi, duke shtuar se ai e ka ndalur bashkësinë perëndimore në Turqi.
Në emisionin Pressing në T7 po diskutohet për zgjedhjet presidenciale në Turqi, ku më 28 maj do të ketë balotazh në mes të Presidentit turk, Recep Taip Erdogan, i cili ka udhëhequr Turqinë për 20 vjet, me kundërkandidatin e tij opozitar, Kemal Kilicdaroglu.
Kelmendi thotë se Erdogan “nuk e la perëndimin të luante me Turqinë”.
“Erdogani i tha Perëndimit “NDAL”, ndal se boll keni luajt me ne”, tha ai.
Ai shtoi se perëndimi luante me Turqinë, “njëjtë sikur që tani po luan me Ballkanin”