Edhe Drecun ankohet dhe hedh fajin palës tjetër: Prishtina po minon dialogun

Lajme

Edhe Drecun ankohet dhe hedh fajin palës tjetër: Prishtina po minon dialogun

Nga: F.B Më: 16 maj 2023 Në ora: 10:17
Milovan Drecun

Kreu i Këshillit për Kosovë në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun pas raundit të djeshëm të bisedimeve në Bruksel deklaroi se Prishtina po përqesh procesin e dialogut, po e minon dhe e ka sjellje në gjendjen e vdekjes klinike, shkruan “Pink”, transmeton “Bota sot”.

Kjo nuk është hera e parë që zyrtarë të Serbisë, ankohen dhe përpiqen që fajin dhe përgjegjësinë rreth mos përparimit në dialog ta hedhin tek pala tjetër, këtë dje e bëri edhe Petkoviç.

"Prishtina po shkon rrugës së minimit të dialogut dhe po sjell atë në gjendjen e vdekjes klinike, duke dashur të shmang formimin e asociacionit. Ata duan ta sjellin lojën tek drafti i statutit të tyre, ata duan një lloj vetëqeverisje, për ta tash kjo është çështja kryesore”, tha Drecun.

Drecun nënvizoi se Prishtina në lojën politike do të fus atë që Kurti prezantoi si vizionin e tij.

"Duan ta vënë anash çdo gjë që pati pajtim në marrëveshjen e Brukselit. Vizioni sipas tyre sillet në një pikë se Kosova është shtet dhe ky është mision i pamundshëm të i imponohet Beogradit. Prishtina do të na detyroj të hyjmë përsëri në bisedime rreth asociacionit, dëgjuam gjithçka nga Pauer. Prishtina sillet si tregtar dhe nga sjellja destruktive po shpërblehen. Habitem që Lajçak pranoi në takim, unë kam marr vesh se Bislimi nuk ka dashur të vij në takim, por e detyruan amerikanët”, tha Drecun.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat