Në emisionin STUDIO A sot u tregua historia e një gruaje, jeta e së cilës ndryshoi tragjikisht kur humbi djalin e saj 22-vjeçar në një aksident me motor.
Rrëfimi emocional i Sabina Karisik në këtë emision, do të shërbejë si forcë për shumë nëna të tjera që janë përballur me eksperienca të ngjashme.
“Prej kur ka ndodh rasti, ditën e parë jam mundu, edhe pse ka qenë shumë vështirë me u vesh mirë, me qendru e fortë se e di që ai gjithmonë e ka pasur këtë dëshirë që unë me qenë e fortë dhe po mundohem me e vazhdu dëshirën e tij.
Ndoshta dikush është çuditur në ditët e para, ndoshta edhe më vonë, por unë në çdo moment, çdo sekondë, e kam Emirin në kokë. E di çka ka pasur ai dëshirë me ba unë, çka ka pasur ai dëshirë qysh e vazhdojmë ne jetën më tutje.
Nganjëherë po e vazhdoj mirë, por nganjëherë po ndihem edhe e dobët”, rrëfen ajo.